Bavaria do të blejë 2.5 milionë vaksina Sputnik V
Bavaria ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për furnizim me vaksinën Sputnik V.
Nëse Sputnik V miratohet nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve, Bavaria do të pranojë 2.5 milionë doza përmes një kompanie që do të prodhojë vaksinën në qytetin bavarian Illertissen, ka thënë Kryetari i landit të Bavarisë Markus Soeder. Prodhimi në Illertissen mund të nisë këtë vit, ka thënë ministri i Shëndetësisë së Bavarisë, Klaus Holetschek. Memorandumi përfshin mundësinë e importimit të vaksinës, ka thënë Holetschek, duke shtuar se ajo është “vaksinë shumë efektive”. Agjencia Evropiane e Medikamenteve është duke analizuar këtë vaksinë për autorizim. Ekspertët e kësaj agjencie janë duke pritur që të udhëtojnë në Rusi më vonë gjatë këtij muaji, për të vëzhguar prodhimin dhe ruajtjen e vaksinës. Qeveria gjermane, e cila është përballur me kritika për shkallë të ulët të vaksinimit, meqë ka mungesë të vaksinave, ka thënë muajin e kaluar se do të jetë e hapur për të përdorur Sputnik V.