Ndërron jetë Prince Phillip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth
Princi britanik Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 99 vjeçare.
Duka e Edinburgut i kaloi ditët e fundit të jetës në Windsor Castle me gruan e tij, pas një qëndrimi prej 28 netësh të shtruar në spital, pasi ishte diagnostikuar me një infeksion dhe sëmundje në zemër.
Philip u martua me Mbretëreshën Elizabeth në vitin 1947.
Madhështia e saj njoftoi vdekjen e Dukës mesditën e sotme.
Buckingham tha në një deklaratë; “Me hidhërim të thellë Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.”
Vdekja e tij zhyt kombin dhe familjen Mbretërore në zi, dhe i sjell fund jetës së shërbimit të Filipit ndaj Britanisë dhe Elizabetës, Mbretëreshës që e adhuroi që nga adoleshenca e saj.
Philip ishte partneri më i vjetër i një monarku në fuqi. Ai ishte stërgjyshi i dhjetë fëmijëve.