Moskë: Biden zbulon frikën e SHBA ndaj Rusisë dhe Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106630-moskë_biden_zbulon_frikën_e_shba_ndaj_rusisë_dhe_kinës
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse tha se Biden kishte zbuluar koston e frikës së Uashingtonit ndaj Moskës dhe Pekinit, duke cituar kërkesën e presidentit amerikan në Kongres për një buxhet mbrojtje prej 715 miliardë dollarësh.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2021 03:27 Europe/Tirane
  • Moskë: Biden zbulon frikën e SHBA ndaj Rusisë dhe Kinës

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse tha se Biden kishte zbuluar koston e frikës së Uashingtonit ndaj Moskës dhe Pekinit, duke cituar kërkesën e presidentit amerikan në Kongres për një buxhet mbrojtje prej 715 miliardë dollarësh.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova të Premten tha se kërkesa e Presidentit të SHBA Joe Biden prej 715 miliardë dollarësh në Kongres për t'u përballur me Rusinë dhe Kinën ekspozoi koston e frikës amerikane.  Ajo në një mesazh në Facebook shtoi:  "Shumë lehtë kasaforta u hap dhe Shtëpia e Bardhë njoftoi çmimin e frikës së saj ndaj Rusisë dhe Kinës."  Zakharova shtoi: "Shkatërrimi i marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën do t'u kushtojë taksapaguesve SH.B.A. 7.15 trilionë dollarë shtesë, përveç borxhit të qeverisë amerikane, i cili arriti në 26.9 trilionë dollarë në Shtator 2020."  Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden paraqiti të Premten propozimin e saj të buxhetit në Kongres.  Plani përmend "kërcënimin kinez" si sfidën e parë të Pentagonit. Biden ka bërë thirrje për një rritje prej 715 miliardë dollarësh në buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, duke thënë se një pjesë e tij do të përdoret për të përmbajtur Kinën dhe Rusinë.  Kontrollimi i Kinës dhe Rusisë, modernizimi i programit bërthamor, përmirësimi i klimës dhe luftimi i kërcënimeve biologjike janë shpallur si objektiva nga Pentagoni.