Kina kërkon ndaljen e lëvizjeve provokuese të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106666-kina_kërkon_ndaljen_e_lëvizjeve_provokuese_të_shba
Kina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë lëvizjet e tyre provokuese në rajonin e Detit të Kinës Jugore, duke kërkuar që Uashingtoni të respektojë dialogun paqësor të Pekinit me Filipinet në lidhje me çështjet rajonale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2021 15:33 Europe/Tirane
  • Kina kërkon ndaljen e lëvizjeve provokuese të SHBA

Kina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë lëvizjet e tyre provokuese në rajonin e Detit të Kinës Jugore, duke kërkuar që Uashingtoni të respektojë dialogun paqësor të Pekinit me Filipinet në lidhje me çështjet rajonale.

Kjo thirrje vjen pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken shprehu shqetësimin për praninë e anijeve kineze të peshkimit në territorin e Detit të Kinës Jugore të Niu’e Jiao. Niu’e Jiao është pjesë e ishullit Nansha të Kinës dhe ujërat përreth tij kanë qenë gjithmonë një vend kryesor i peshkimit për peshkatarët kinezë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian. "Çdo përpjekje e SHBA për të përdorur vendimin e paligjshëm dhe të pavlefshëm nga Tribunali i Arbitrazhit për të mohuar të drejtat legjitime të Kinës në Detin e Kinës Jugore nuk do të ketë sukses," shtoi zyrtari kinez. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës gjithashtu tha se situata në rajon është përgjithësisht e qëndrueshme dhe se Pekini ka mbajtur komunikim të ngushtë me Filipinet për çështjen e Detit të Kinës Jugore. Një zëdhënës i Presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte gjithashtu tha se ai mbetet i përkushtuar për zgjidhjen paqësore me Kinën të çështjes së Detit të Kinës Jugore.