Policia austriake përplaset me protestat anti-Korona
Turma të mëdha austriakësh u mblodhën në kryeqytetin, Vjenë, për të protestuar ndaj kufizimeve të koronës, të cilat kaluan në dhunë me ndërhyrjen e policisë.
Sipas rrjetit Raptley, disa qindra austriakë të Shtunën u mblodhën në rrugët e Vjenës për të protestuar kundër kufizimeve të karantinës në pandeminë e virusit Covid 19. Forcat e sigurisë së Vjenës sulmuan protestuesit dhe kjo u bë shkak që situata të kalojë në dhunë. Demonstruesit u mblodhën në të gjitha pjesët e kryeqytetit austriak për të protestuar ndaj kufizimeve të reja të koronës. Policia austriake në një deklaratë tha se protestuesit nuk kishin ndjekur udhëzimet shëndetësore në lidhje me distancën sociale, duke përfshirë përdorimin e një maske shëndetësore. Austriakët po protestojnë kundër kufizimeve të koronës, pasi vendi renditet i 37-ti nga 27 vendet e infektuara me virusin, me 574,755 të infektuar dhe 9,662 persona të vdekur nga ky virus.