Austria finalizon planin për blerjen e vaksinës Sputnik V nga Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106698-austria_finalizon_planin_për_blerjen_e_vaksinës_sputnik_v_nga_rusi
Kancelari i Austrisë ka bërë të ditur përfundimin e negociatave të Austrisë me Rusinë dhe finalizimin e planit për blerjen e vaksinës ruse Sputnik V kundër virusit Korona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 11, 2021 14:26 Europe/Tirane
  • Austria finalizon planin për blerjen e vaksinës Sputnik V nga Rusi

Kancelari i Austrisë ka bërë të ditur përfundimin e negociatave të Austrisë me Rusinë dhe finalizimin e planit për blerjen e vaksinës ruse Sputnik V kundër virusit Korona.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Sebastian Kurz, kancelari i Austrisë, ditën e kaluar ka deklaruar se negociatat e vendit të tij me Rusinë për blerjen e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër virusit Korona, kanë përfunduar dhe Austria tani mund ta blejë këtë vaksinë. Austria në bazë të këtij plani mund të blejë rreth një milion doza të vaksinës Sputnik V kundër virusit Korona.

Nga ana tjetër kancelari austriak ka prezantuar edhe një plan për rimëkëmbje ekonomike të vendit të tij dhe ka thënë: "Qëllimi i këtij plani të qeverisë: Të rikthehen dhe të hapen vende pune të rregullt për 500,000 njerëz. Për ata që kanë të ardhura të vogla dhe të mesme do të ulen taksat".

Qeveria austriake është në finalizimin e planit ekonomik të quajtur “Comebackplan”(Plani i kthimit) për t’u marr me krizën e koronës. Më këtë plan qeveria pretendon se do të rihapë vende pune për 500 mijë punëtorë.

Ky plan është i ndarë në tri blloqe tematike: “Puna”, “Gjelbërimi dhe Digitizimi” dhe “Fuqizimi i vendndodhjes”. Secili prej këtyre do të mbikëqyret nga një ministër. Gjithashtu ministrat do të jenë përgjegjës për çdo detaj.