Vendet evropiane përpiqen të blejnë vaksina nga Rusia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106712-vendet_evropiane_përpiqen_të_blejnë_vaksina_nga_rusia
Pas mungesës së vaksinës anti-Covid në Evropë, vendet anëtare të BE po kërkojnë të blejnë vaksinën Sputnik V nga Rusia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 11, 2021 14:32 Europe/Tirane
  • Vendet evropiane përpiqen të blejnë vaksina nga Rusia

Pas mungesës së vaksinës anti-Covid në Evropë, vendet anëtare të BE po kërkojnë të blejnë vaksinën Sputnik V nga Rusia.

Sipas Russia Today, mungesat e vaksinave në të gjithë BE kanë nxitur disa vende anëtare të BE të vënë në dyshim programin e përbashkët të vaksinave të BE. Ndërkohë, kancelari austriak Sebastian Kurtz njoftoi përfundimin e negociatave të vendit të tij me Rusinë dhe blerjen përfundimtare të vaksinës "Sputnik V". Kurtz tha se rreth një milion doza të vaksinës Sputnik V do të blihen nga Rusia për të rritur planet e vaksinimit në Austri. Ministri gjerman i shëndetësisë gjithashtu tha se Berlini ishte në bisedime për të blerë vaksinën Sputnik V nga Rusia. Agjencia Evropiane e Barnave nuk e ka miratuar ende vaksinën ruse. Ish Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka thënë se nëse Sputnik V miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave, Bashkimi Evropian duhet ta përfshijë atë në programin e tij të vaksinimit. Agjencia Evropiane e Barnave parashikoi që vaksina ruse mund të regjistrohej në fund të muajit maj.