Mbi 3 milion të vdekur nga Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106988-mbi_3_milion_të_vdekur_nga_covid_19
Numri i personave të vdekur me koronavirus, në nivel botëror, ka arritur në tre milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2021 15:52 Europe/Tirane
  • Mbi 3 milion të vdekur nga Covid-19

Numri i personave të vdekur me koronavirus, në nivel botëror, ka arritur në tre milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Këto raportime vijnë një ditë pasi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se bota po i afrohet “shkallës më të lartë të infektimit” deri më tani. India, vendi që po përballet me valën e dytë të infektimit, ka regjistruar më shumë se 230,000 të infektuar vetëm të shtunën. Prej shpërthimit të pandemisë janë regjistruar gati 140 milionë të infektuar me këtë virus. Shefi i OBSH-së ka thënë të premten se “shkalla e infektimit dhe vdekjeve është duke vazhduar me ritëm shqetësues”. Ai ka shtuar se në nivel global “numri i rasteve të reja brenda javës gati është dyfishuar në dy muajt e fundit”. Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili – vendet me më së shumti të infektuar – kanë regjistruar më shumë se 1 milion të vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Javën e kaluar janë regjistruar mesatarisht 12,000 vdekje në ditë me koronavirus, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Megjithatë, të dhënat zyrtare mund të mos reflektojnë plotësisht numrin e saktë në shumë shtete.