Aeroplanmbajtësja britanike futet në Detin e Zi dhe acaron rusët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107090-aeroplanmbajtësja_britanike_futet_në_detin_e_zi_dhe_acaron_rusët
Britania e Madhe ka njoftuar futjen në Detin e Zi të aeroplanmbajtëses “Queen Elizabeth” duke acaruar jo pak Rusinë, flota e së cilës ka rrethuar atë ukrainase në këtë rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 19, 2021 16:30 Europe/Tirane
  • Aeroplanmbajtësja britanike futet në Detin e Zi dhe acaron rusët

Britania e Madhe ka njoftuar futjen në Detin e Zi të aeroplanmbajtëses “Queen Elizabeth” duke acaruar jo pak Rusinë, flota e së cilës ka rrethuar atë ukrainase në këtë rajon.

Më shumë se 20 anije ushtarake ruse gjenden aktualisht në Detin e Zi në kuadër të një stërvitjeje të madhe të njoftuar nga vendi, por Ukraina dhe Perëndimi e shohin këtë si një kërcënim të drejtpërdrejt të Putinit për luftë. Aeroplanmbajtësja britanike pritet të kalojë gjatë muajit maj në detin e Zi, ndërsa fillimisht ata kanë njoftuar palën turke për kalimin në Dardanele dhe Bosfor, siç parashikojnë edhe konventat ndërkombëtare. Për shkak të shkallëzimit të situatës në rajonet kufitare të Ukraninës Lindore, Rusia ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake për të mbrojtur qytetarët e saj. Në rast të ndezjes së luftimeve, Rusia nuk do të shohë duarkryq “një katastrofë njerëzore” të mundshme, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov sipas agjencisë së lajmeve, Interfax. Doktrina ushtarake e Rusisë e lejon intervenimin ushtarak në mbrojtje të qytetarëve rusë. Ushtria në Ukrainë i hodhi poshtë akuzat, për përgatitje të mundshme të një sulmi kundër rajoneve separatiste proruse në lindje. Rimarrja e këtyre rajoneve “do të çonte pashmangshëm në vdekjen e një numri të madh të civilëve dhe humbje të jetëve të ushtarëve” dhe është për këtë e papranueshme, deklaroi kreu i ushtrisë, Ruslan Chomtschak në Kiev.