Dhjetëra miliarda dollarë në procese gjyqësore kundër kompanive farmaceutike amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107128-dhjetëra_miliarda_dollarë_në_procese_gjyqësore_kundër_kompanive_farmaceutike_amerikane
Një numër qytetarësh amerikanë kanë paditur katër kompani farmaceutike amerikane dhe kanë kërkuar 50 miliard dollarë dëmshpërblim për shkak të implikimit të tyre në krizën vdekjeprurëse të lëndëve narkotike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 20, 2021 20:15 Europe/Tirane
  • Dhjetëra miliarda dollarë në procese gjyqësore kundër kompanive farmaceutike amerikane

Një numër qytetarësh amerikanë kanë paditur katër kompani farmaceutike amerikane dhe kanë kërkuar 50 miliard dollarë dëmshpërblim për shkak të implikimit të tyre në krizën vdekjeprurëse të lëndëve narkotike.

Katër kompani farmaceutike, përfshirë Johnson & Johnson, Tiwa, Endo dhe Alregan, janë në gjyq për ndihmën dhe mbështetjen e një epidemie vdekjeprurëse të drogës në Shtetet e Bashkuara përmes marketingut mashtrues që minimizoi rreziqet e varësisë nga droga. Avokatë në disa qytete në Kaliforni dhe qytetin Auckland kanë paditur kompanitë se për të rritur shitjet kanë nënvlerësuar rreziqet e përdorimit afatgjatë të ilaçeve qetësuese me përmbajtje të lëndëve narkotike, duke pretenduar dhjetëra miliarda dollarë dëmshpërblime për të lehtësuar pakënaqësinë publike të shkaktuar nga këto kompani farmaceutike. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gati gjysmë milioni shtetas amerikanë kanë humbur jetën në 20 vitet e fundit për shkak të përdorimit të këtyre barnave.