India qendra e re e pandemisë
India po e kalon më keq se çdo vend tjetër valën aktuale të pandemisë dhe sistemi shëndetësor nuk po arrin t'i përgjigjet situatës.
Të enjten shteti i Azisë Jugore shënoi rekordin me gati 315 mijë të infektuar të rinj me kovid-19 brenda 24 orëve. Bilancit iu shtuan edhe 2,100 viktima që e çojnë në afro 185 mijë numrin e jetëve të humbura. Vala e dytë e pandemisë po stimulohet nga një variant autokton i koronavirusit. "Tani për tani është një variant në studim por i takon OBSH-së ta shpallë sa i rrezikshëm është. Rritja e rasteve është sistematike, e njëkohshme, që tregon se shpërndahet më shumë dhe më shpejt." Vështirësi të mëdha po hasin spitalet me të sëmurët me kovid, pasi mungesa e oksigjenit për respiratorët i ka bërë ata jofunksionalë.