Amerika: Kundërshtimi i Izraelit nuk ndryshon kthimin në marrëveshjen bërthamore
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se kundërshtimi i regjimi sionist nuk e ndryshon qëndrimin e Uashingtonit për kthimin në marrëveshjen bërthamore.
Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, ditën e premte në konferencën për shtyp, në lidhje me vizitën e autoriteteve të regjimit sionist në Uashington për të kundërshtuar kthimin e Amerikës në marrëveshjen, ka theksuar: “Shtëpia e Bardhë nuk ndryshon qëndrimin e vet për kthimin në marrëveshjen bërthamore. Aktualisht janë duke zhvilluar negociata, natyrisht në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe ekziston një potencial diplomatik drejt marrëveshjes bërthamore. E dimë që ekzistojnë sfida dhe ne jemi duke inkurajuar të gjitha palët për vazhdimin e negociatave”.
Vlen të theksohet se kabineti qeveritar i regjimi sionist javën e kaluar ka zhvilluar dy mbledhje për të diskutuar mënyrën se si të pengohet kthimi i Amerikës në marrëveshjen bërthamore gjatë javës së ardhshme autoritetet e sigurisë së regjimit sionist priten të shkojnë në Uashington për këtë qëllim.