BE shpreh gatishmërinë për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë
Duke iu referuar një gamë të gjerë ndryshimesh me qeverinë e Moskës, shefi i politikës së jashtme të BE tha se BE ishte ende i gatshëm të punonte në interesin e përbashkët dhe të përmirësonte marrëdhëniet me Rusinë.
I pranishëm në Parlamentin Evropian të Mërkurën Josep Borrel tha: "Marrëdhëniet tona me Rusinë kanë arritur edhe një herë nivelin më të ulët dhe nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj tendence negative që është kthyer në një tendencë të rrezikshme." Shefi i politikës së jashtme të BE vuri në dukje vendosjen e trupave ruse në kufijtë e Ukrainës, duke thënë se kjo kishte përshkallëzuar situatën e sigurisë në rajon dhe i bëri thirrje Rusisë të përmbahet nga veprimet provokuese në rajon dhe të punojnë së bashku për të ulur tensionet. Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, ai shprehu shqetësim mbi gjendjen fizike të Alexei Navalny, një kritik i shquar i qeverisë së Vladimir Putin dhe theksoi nevojën për lirimin e tij, duke deklaruar se Moska ishte përgjegjëse për shëndetin e Navalny. Navalny ishte një nga kritikët kryesorë të Putinit dhe një kandidat për zgjedhjet presidenciale ruse në vitin 2018, por u ndalua të kandidonte për shkak të një dënimi të mëparshëm. Arrestimi, ndalimi dhe gjykimi i Alexei Navalny kanë ngjallur kritika të ashpra nga vendet perëndimore, përfshirë anëtarët e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara mirëpo tani Borrell tha se BE ishte e gatshme të punonte me Rusinë për interesat e përbashkëta. Duke iu referuar politikës së kufizimit dhe bashkëveprimit me Rusinë, ai tha se marrëveshja bërthamore e Iranit dhe ndryshimi i klimës janë ndër sfidat e përbashkëta për të cilat të dy palët mund të punojnë së bashku. "Ne duhet të mbajmë kanalet e komunikimit me Moskën," tha ai. Unë jam i gatshëm të përmirësoj marrëdhëniet, nëse është e nevojshme dhe nëse ata janë të gatshëm, duke ruajtur parimet dhe interesat e Bashkimit Evropian. Marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian gjatë dekadës së kaluar kanë qenë gjithmonë të trazuara për shkak të dallimeve mes tyre. Bashkimi Evropian (BE) ka kritikuar ashpër qeverinë ruse, të udhëhequr nga Vladimir Putin, për spiunazh, sulme kibernetike, fushata të lajmeve të rreme, ndërhyrje në zgjedhje dhe helmim kimik; Çështje për të cilat Kremlini mohon përfshirjen në të gjitha ato.