Në Amerikë prishen me mijëra doza të vaksinës kundër Koronas
Në kohën kur me mijëra doza të vaksinës kundër virusit Korona akoma nuk janë shfrytëzuar anë e mbanë Amerikës, autoritetet e shëndetësisë në Amerikë kanë shprehur shqetësime për prishjen e këtyre vaksinave si rezultat i reduktimit të kërkesave.
Kanali televiziv ABC News njoftoi se 142 milionë qytetarë amerikan të paktën kanë marrë njërën dozë të vaksinës kundër virusit Korona që kjo shifër përbënë rreth 55% të popullsisë së moshës madhore në Amerikë. Mirëpo kërkesa për marrjen e vaksinës është reduktuar në masë të dukshëm dhe sot pasdite do të skadojë afati i përdorimit i mijëra dozave të vaksinës kundër virusit Korona.
Autoritetet e shëndetësisë në qytetin Tulsa kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me këtë çështjeje, për arsye se ata për çdo ditë po ofrojnë në treg me mijëra doza të vaksinës kundër virusit Korona, mirëpo aktualisht qytetarët nuk po tregojnë interesim të madh për marrjen e vaksinës kundër virusit Korona.
Autoritetet e shëndetësisë së Amerikës sot në mëngjes në mënyrë zyrtare kanë shprehur shqetësimin e tyre duke thënë se në kohën kur po reduktohen kërkesat për marrjen e vaksinave kundër virusit Korona, me mijëra doza të vaksinës kundër virusit Korona anë e mbanë Amerikës kanë mbetur pa u shfrytëzuar dhe janë në prag të skadimit të afatit të përdorimit të tyre. Për shembull, shteti i Oklahamas në të cilin shifra ditore e viktimave të shkaktuara nga virusi Korona po shkon duke u rritur, nuk ekziston kurrfarë radhe të njerëzve për marrjen e vaksinës kundër virusit Korona. Tani autoritetet synon të shkojmë nëpër shtëpitë e qytetarëve për t’i bindur ata që të marrin vaksinën kundër virusit Korona.