Pekini: Garën me Amerikën e fitojmë ne
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107604-pekini_garën_me_amerikën_e_fitojmë_ne
Konkurrencën me Pekinin presidenti amerikan e ka përmendur në mënyrë të vazhduar si si sfidën më të madhe të politikës së jashtme me të cilën ndeshet SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 30, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Pekini: Garën me Amerikën e fitojmë ne

Konkurrencën me Pekinin presidenti amerikan e ka përmendur në mënyrë të vazhduar si si sfidën më të madhe të politikës së jashtme me të cilën ndeshet SHBA.

Si Biden, ashtu edhe demokratë të tjerë, por edhe republikanë të opozitës e kanë ashpërsuar ndjeshëm retorikën ndaj Kinës. “ Të ardhmen nuk do ta fitojnë autokratët, tha Biden, do ta fitojë Amerika! Por Kina është besimplotë se garën me SHBA-në, e fiton ajo. Duke iu përgjigjur fjalimit të Bidenit, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze, i cituar nga CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara ndihen të pasigurta dhe xheloze për zhvillimin e Kinës. “ Teksa Kina i është përkushtuar përmirësimit të jetës së njerëzve të saj, disa në SHBA e kanë kthyer në zakon që ta shënjestrojnë sa herë flasin. Ky lloj të menduari i takon Luftës së Ftohtë, dhe është shenjë e qartë e një mungese të besimit tek vetja”, tha Wang Wenbin. Partia komuniste kineze po shfaqet gjithmonë e më e bindur këto vitet e fundit se Kina po ndjek një trajektore ngjitjeje dhe me shumë gjasë sipas saj, do te arrije t`i kapërcejë rivalët e vet perëndimorë.