Protestat në britani kundër rritjes së pushtetit policor
Pavarësisht nga kufizimet e koronës mijëra protestues marshuan në kryeqytetin Britanik, Londër, të Shtunën në mbrëmje kundër projekt-ligjit të ri të policisë, i cili do të ulte lirinë e shprehjes.
Sipas Guardian, një numër mbështetësish të lëvizjeve shoqërore që protestuan kundër projektligjit, në tubim thanë se dhënia e autoritetit policisë për të parandaluar protestat do të kufizonte ndjeshëm lirinë e shprehjes dhe lirinë shoqërore. Projektligji i propozuar për të rritur kompetencat e policisë në MB ka rritur fuqinë shtypëse të policisë. Që kur projektligji u prezantua në Parlamentin Britanik, ka pasur protesta, veçanërisht në jug-perëndim të Anglisë, ku dhuna është përshkallëzuar dhe disa automjete janë djegur. Ndërkohë, Kryeministri Britanik Boris Johnson ka kritikuar ato që ai i përshkroi si "sulme të turpshme" ndaj oficerëve të policisë, por protestuesit në Britani kanë akuzuar policinë për përdorimin e metodave të dhunshme.