Edhe administrata Biden do të "mbyllë" burgun famëkeq të Guantanamo-s
Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, pretendoi se administrata e presidentit amerikan Joe Biden po planifikon të mbyllë burgun famëkeq të Guantanamos. Megjithatë, Blinken nuk pranoi të japë një afat kohor se kur do të ndodhë kjo!
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit në një intervistë gazetaren Norah O'Dannell në programin "60 Minutes", pretendoi: “Ne besojmë se duhet të "mbyllet", ky është sigurisht një qëllim, por është diçka për të cilën do të përqendrohemi në muajt në vazhdim.”
Biden është shprehur edhe më parë se ai synon që të mbyllë burgun në bazën detare të Gjirit të Guantanamos të njohur si “Gitmo”, që aktualisht strehon 40 të dyshuar në lidhje me terrorizmin që akoma nuk është vërtetuar asnjë akuzë ndaj tyre".
Blinken la të kuptohet se mund të duhet ca kohë derisa ky institucion të mbyllet, pjesërisht sepse do të kërkonte miratimin nga Kongresi për të lëvizur disa të burgosur në SHBA për gjykim ose burgim.
Guantanamo ishte midis disa çështjeve që Blinken adresoi në intervistën në fjalë duke përfshirë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, që filloi zyrtarisht të shtunën.