Një incident sigurie në selinë e CIA-s
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107752-një_incident_sigurie_në_selinë_e_cia_s
Media amerikane raportuan se një person me automjetin u përpoq të hynte në ndërtesën e CIA-s në Virxhinia nga portat e saj. Zyrtarët amerikanë e përshkruan incidentin si një incident të sigurisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 04, 2021 09:39 Europe/Tirane
  • Një incident sigurie në selinë e CIA-s

Media amerikane raportuan se një person me automjetin u përpoq të hynte në ndërtesën e CIA-s në Virxhinia nga portat e saj. Zyrtarët amerikanë e përshkruan incidentin si një incident të sigurisë.

Një burrë i cili ishte duke u përpjekur për të shkuar me makinë në selinë e CIA-s në Virxhinia të hënën, u qëllua dhe u arrestua nga agjentët e FBI, sipas rrjetit BBC News. Njeriu thuhet se u përpoq të hynte në një zonë të paautorizuar në hyrje të ndërtesës së CIA-s në Virxhinia. Burri, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, u dërgua në një spital lokal. Qarkullimi rreth ndërtesës u ndërpre përkohësisht pas incidentit të sigurisë. Burimet amerikane gjithashtu thanë se një numër i madh i forcave të policisë ishin vendosur rreth selisë.   Në vitin 1993, një shtetas pakistanez, vrau dy punonjës të CIA-s me makinën e tij afër hyrjes në selinë e organizatës dhe plagosi tre të tjerë.