Erdogan shpreh pakënaqësinë për solidaritetin midis Egjiptit dhe Greqisë
"Solidariteti dhe uniteti i Egjiptit me Greqinë është shqetësues, duke pasur parasysh bisedimet e fundit Ankara-Kajro për të ulur tensionet," tha presidenti turk.
Sipas agjencisë IRNA, që citon gazetën Daily Sabah, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pas lutjeve të së Premtes në Stamboll, shtoi megjithatë se Ankaraja po punon për të rivendosur një aleancë historike me popullin egjiptian. "Një proces i ri me Egjiptin ka filluar," u tha Erdogan gazetarëve të premten në Stamboll duke shtuar: "Ne do ta zgjerojmë, zhvillojmë dhe vazhdojmë këtë proces. Ne po bëjmë përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet tona historike, jo si armiq, por si miq." Turqia dhe Egjipti kanë qenë në mosmarrëveshje për disa çështje, përfshirë konfliktin në Libi dhe kufijtë detarë në Mesdheun lindor. Presidentët e të dy vendeve kanë kundërshtuar njëri-tjetrin që nga rrëzimi i ish-Presidentit Egjiptian Mohamed Morsi nga ushtria egjiptiane në vitin 2013.