Këshilli i Sigurimit heton ngjarjet në Kodsin e okupuar
Këshilli i Sigurimit i KB do të takohet të hënën për të diskutuar zhvillimet në Kodsin e okupuar dhe lagjen Sheikh Jarrah.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, burimet e lajmeve njoftuan organizimin e një takimi të Këshillit të Sigurimit të KB, për të shqyrtuar zhvillimet në Kodsin e pushtuar. Sipas raportit, Këshilli i Sigurimit i KB është planifikuar të shqyrtojë përshkallëzimin e tensioneve në Kods dhe sulmet ushtarake izraelite ndaj palestinezëve në xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah. Ditët e fundit është rritur presioni ndërkombëtar mbi regjimin sionist për t'i dhënë fund dhunës kundër palestinezëve. Në këtë drejtim, shumë vende në rajon kanë dënuar veprimet e dhunshme të regjimit sionist në Kodsin Lindor.