Amerika pengon miratimin e deklaratës së KS rreth Bejtul-Mokadesit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108144-amerika_pengon_miratimin_e_deklaratës_së_ks_rreth_bejtul_mokadesit
Këshilli i Sigurimit të OKB me ndërhyrjen e Amerikës, nuk ka arritur ta miratojë një deklaratë në lidhje me krimet e regjimit sionist në Kodsin e pushtuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 11, 2021 15:22 Europe/Tirane
  • Amerika pengon miratimin e deklaratës së KS rreth Bejtul-Mokadesit

Këshilli i Sigurimit të OKB me ndërhyrjen e Amerikës, nuk ka arritur ta miratojë një deklaratë në lidhje me krimet e regjimit sionist në Kodsin e pushtuar.

Kanali televiziv France 24 ka njoftuar se intensifikimi i dhunës në Kodsin e pushtuar dhe vazhdimi i krimeve të regjimit sionist, i ka shtyrë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të mbajnë një mbledhje urgjente e cila me ndërhyrjen e Amerikës, nuk arriti të rezultojë as me lëshimin e një deklarate përfundimtare në lidhje me situatën në Kodsin e shenjtë.

Ambasadori i Irlandës në OKB i cili vetë kishte kërkuar mbajtjen e kësaj mbledhje urgjente të KS të OKB, në lidhje me këtë ka deklaroi: “KS i OKB urgjentisht duhet të lëshojë një deklaratë në lidhje me situatën në Kodsin e pushtuar”.

Diplomatët e KS të OKB thonë se të gjithë 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë të shqetësuar për konfliktin dhe shtimin e dhunës në Kodsin e pushtuar, mirëpo Amerika si aleati më i afërt i regjimit sionist beson se lëshimi i deklaratës aktualisht mund të mos jetë i dobishëm.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit në arsyetimin e qasjes së qeverisë amerikane ndaj krimeve të regjimit sionist, ka thënë: “Qeveria e Joe Biden dëshiron të sigurohet se çfarëdo veprimi i marrë nga ana e KS të OKB të mos shtojë tensionet në Jerusalem”.

Ndërkohë diplomatët e KS të OKB kanë thënë se ky Këshill si organi më i fuqishëm i OKB, duhet të reagojë ndaj zhvillimeve në Bejtul-Mokades.