KS i OKB, mbledhje urgjente për konfliktin Izrael-Palestinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108196-ks_i_okb_mbledhje_urgjente_për_konfliktin_izrael_palestinë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi takimin e dytë urgjent këtë të mërkurë për situatën mes Izraelit dhe Gazës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 12, 2021 20:52 Europe/Tirane
  • KS i OKB, mbledhje urgjente për konfliktin Izrael-Palestinë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi takimin e dytë urgjent këtë të mërkurë për situatën mes Izraelit dhe Gazës.

Thuajse gjithë komuniteteti ndërkombëtar bën thirrje për qetësim, sepse Kombet e Bashkuara i druhen një "lufte në shkallë të plotë" ngaqë konflikti është përshkallëzuar ndjeshëm. Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit mes palestinezëve në Rripin e Gazës dhe ushtrisë izraelite është përshkallëzuar ndjeshëm këtë të mërkurë, ndërsa Kombet e Bashkuara i druhen një "lufte në shkallë të plotë". Mediat izraelite njoftojnë se më shumë se 1.000 raketa janë qëlluar në drejtim të Izraelit nga luftëtarët palestinezë. Ndërkohë, regjimi sionist ka kryer qindra sulme ajrore, duke shkatërruar dy blloqe kullash në Gaza duke shkaktuar të paktën 43 palestinezë të vdekur, mes të cilëve 13 fëmijë, dhe më shumë se 200 janë plagosur. Kombet e Bashkuara bënë thirrje për evitim të ‘luftës së hapur’: “Ndaloni menjëherë zjarrin. Kjo po shkon drejt një lufte të hapur. Liderët e të dyja palëve duhet të marrin përgjegjësi për uljen e tensionit të konfliktit”, tha i dërguari i OKB për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.