Britania vazhdon të refuzoj njohjen e shtetit Palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108262-britania_vazhdon_të_refuzoj_njohjen_e_shtetit_palestinez
Pavarësisht përshkallëzimit të konfliktit në Palestinën e okupuar dhe mizorive të kryera nga regjimi sionist kundër popullit të shtypur të këtij vendi, qeveria Britanike ende refuzon të njohë shtetin e pavarur të Palestinës dhe pretendon se koha nuk ka ardhur ende.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 14, 2021 03:09 Europe/Tirane
  • Britania vazhdon të refuzoj njohjen e shtetit Palestinez

Pavarësisht përshkallëzimit të konfliktit në Palestinën e okupuar dhe mizorive të kryera nga regjimi sionist kundër popullit të shtypur të këtij vendi, qeveria Britanike ende refuzon të njohë shtetin e pavarur të Palestinës dhe pretendon se koha nuk ka ardhur ende.

Në një intervistë për BBC Radio 4, James Cleverly, Zëvendës Sekretari i Jashtëm Britanik, tha:  Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është shumë e trishtueshme.  Ai shtoi se qeveria e Londrës po punon me udhëheqësit rajonalë dhe partnerët ndërkombëtarë për të ulur tensionet në rajon.  Sidoqoftë, në përgjigje të pyetjes nëse Britania është e gatshme të njohë Palestinën si një shtet të pavarur, ai pretendoi:  Nuk ka gjasa që dikush me mendje të shëndoshë, të mendojë se kjo duhet të jetë një përparësi në mesin e situatës së dhunës dhe konfliktit.  Diplomati britanik përsëriti se qeveria e njeh Palestinën vetëm kur çon në paqe në rajon, ndërsa partia britanike e opozitës thekson nevojën për të njohur shtetin palestinez. Dhoma e Komunave në mënyrë simbolike (jo-detyruese) në 13 Tetor 2014, me 274 vota pro dhe 12 kundër, njohu zytarisht Palestinën. Ish-udhëheqësi partisë së  Punës Jeremy Corbyn, i cili humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 nga lobimi sionist, është zotuar të njohë Palestinën dhe të bojkotojë shitjen e armëve për Izraelin  nëse ai merr drejtimin e qeverisë. Layla Moran, një anëtare e Dhomës së Komunave në Britani, dje në një seancë urgjente parlamentare mbi zhvillimet e fundit në territoret e okupuara Palestineze deklaroi se Britania ka një detyrë historike ndaj popullit palestinez. "Nëse nuk është koha të njohim shtetin e Palestinës, atëherë kur është ajo?" Qeveria britanike pretendon se ajo njeh Palestinën kur qëllimet e shtetit palestinez dhe Izraelit të përmbushen më mirë.  Britania beson se vetëm njohja e Palestinës nuk mund t'i japë fund pushtimit dhe pa zgjidhur konfliktin ekzistues, pasojat e tij do të vazhdojnë. Qyteti i Al-Kods ka qenë arenë e trazirave që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, pas veprimeve fyese të policisë dhe kolonëve të regjimit sionist, ndërkohë që avionët luftarakë izraelitë për disa ditë kanë bombarduar shtëpitë palestineze në Rripin e Gazës, duke lënë me  dhjetëra civilë palestinezë të vrarë dhe të plagosur.  Bashkimi Evropian dhe vendet evropiane kanë marrë një qasje pasive dhe madje janë përmbajtur nga dënimi i krimeve të regjimit okupues në Kods që nga intensifikimi i sulmeve brutale sioniste ndaj popullit të shtypur të Palestinës. Ata duan të zvogëlojnë tensionet në rajon duke injoruar vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Gaza dhe krimet historike të regjimit pushtues të Kodsit.