Ushtria e Mianmarit shpall ligjin ushtarak në provincën Chin
(last modified Fri, 14 May 2021 16:56:14 GMT )
May 14, 2021 18:56 Europe/Tirane
  • Ushtria e Mianmarit shpall ligjin ushtarak në provincën Chin

Ushtria e Mianmarit ka shpallur ligjin ushtarak pas një sulmi të opozitës në një pikë kontrolli policie dhe një bankë në provincën Chin.

Ligji ushtarak vjen ndërsa përplasjet midis ushtarakëve të Mianmarit dhe disidentëve etnikë në zonat kufitare të vendit, janë përshkallëzuar. Ushtria e Mianmarit gjithashtu është përballur me protesta dhe përplasje të përditshme në qytetet e vendit që nga marrja e pushtetit me një grusht shteti. Dy ditë më parë, përplasjet shpërthyen në qytetin Mindat, në të cilën një numër njerëzish përdorën armët e tyre për të sulmuar një stacion policie dhe një bankë.

Tags