May 16, 2021 14:08 Europe/Tirane
  • Amnisty International kundërshton mbështetjen e Amerikës ndaj sionistëve

Organizata për Amnisty International ka kërkuar nga Amerika si një anëtare me të drejt veto në Këshillin e Sigurimit të OKB, që t’i japë fund ciklit të mbrojtjes së regjimit sionist përball ndëshkimeve.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Organizata Amnisty International me anë të një mesazhi publikuar në Twitter, ka shkruar: “Kërkojmë nga Amerika që në mënyrë të hapur të dënojë krimet e luftës dhe rastet e tjera të shkeljes serioze të ligjeve siç është zgjerimi i paligjshëm i kolonive sioniste, bllokada ndaj Gazës dhe mohimi i të drejtës së pronës së palestinezëve dhe si një anëtare me të drejtë veto në Këshillin e Sigurimit të OKB, të marrë masa serioze për t’i dhënë fund ciklit të mbrojtjes së regjimit sionist nga ndëshkimi dhe shkelja e ligjeve në territoret e pushtuara palestineze”.

Gjithashtu në një zhvillim tjetër, më shumë se 100 grupe me ndikim të madh me seli në Amerikë me anë të një deklarate, kanë dënuar veprimet e dhunshme të regjimit sionist në lindje Kodsit të pushtuar dhe në Rripin e Gazës. Këto grupe dhe organizata të cilat përfshinë organizata mbështetëse të paqes dhe tolerancës, punëtorëve, drejtësisë racore dhe organizata të tjera, në deklaratën e tyre duke deklaruar solidaritetin e tyre me palestinezët në lindje të Kodsit të shenjtë, kanë kërkuar nga qeveria e Joe Biden që në mënyrë urgjente dhe në mënyrë të hapur të dënojë planin e regjimit sionist për dëbim me dhunë të mijëra palestinezëve nga shtëpitë e tyre në lagjen Shejkh Xharah.

Tags