Vazhdojnë protestat në vendet evropiane në mbështetje të Palestinës
Me vazhdimin e krimeve çnjerëzore të regjimit sionist kundër popullit palestinezë, në vende të ndryshme të botës po vazhdojnë të zhvillohen protesta të gjera në mbështetje të Palestinës dhe për të dënuar krimet sionist.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se dita e tetë e sulmeve dhe agresionit ushtarak të regjimit sionist kundër Rripit të Gazit ka filluar në kohën kur në vende e rajone të ndryshme të botës, opinioni publik është ngritur në këmbë dhe po vazhdojnë t’i dënojnë krimet çnjerëzore dhe barbare të regjimit sionist ndaj popullit të Palestinës. Në vazhdën e protestave në qytete të ndryshme të botës duke filluar nga Uashingtoni e deri te Nju Jorku, Parisi, Berlini, Kopenhaga dhe Tokio e Athina janë përfshirë nga protesta të gjëra qytetare në mbështetje të popullit të Palestinës.
Protestuesit në Athinë kanë marshuar drejt ambasadave të regjimit sionist dhe Amerikës dhe duke mbajtur flamurin e Palestinës në dorë, kanë deklaruar mbështetjen ndaj Palestinës dhe kanë dënuar krimet e regjimit sionist. Pjesëmarrësit në këto protesta kanë kundërshtuar edhe pjesëmarrjen e Greqisë në planet ushtarake të BE dhe të Amerikës.
Ndërkohë në Kanada një grup i sionistëve ekstremistë me qëndrim në Kanada kanë sulmuar protestuesit mbështetës të Kodsit dhe të popullit të Palestinës dhe këto protesta paqësore ia kanë shndërruar në përleshje të dhunshme.
Erdhe në Rabat, kryeqytetin e Marokut janë zhvilluar protesta në mbështetje të popullit të Palestinës dhe protestuesit kanë kërkuar ndërprerjen e krimeve sioniste ndaj palestinezëve, ndërsa kanë kërkuar t’i jepet fund normalizimit të marrëdhënieve të Marokut me regjimin sionist.
Edhe në Glasgo të Skocisë janë organizuar protesta në mbështetje të Palestinës dhe protestuesit kanë dënuar krimet e regjimit sionist dhe kanë kërkuar t’u jepet fund sulmeve ajrore kundër Rripit të Gazës.