OBSH paralajmëron rreth " aparteidit të vaksinës "
Ndërsa pandemia e vazhdueshme e sëmundjes Covid-19 vazhdon të marrë viktima, bota ka hyrë në një gjendje të "aparteidit të vaksinave".
Aktualisht, pandemia e sëmundjes Covid-19 është një sfidë e madhe për të gjitha vendet e botës. Valët e reja të kësaj sëmundjeje e kanë bërë situatën të vështirë për të gjithë. Përveç krizës në mjekësi, farmaceutikë dhe pajisje mjekësore, dëmet ekonomike dhe dëmi shoqëror është përtej parashikimeve. Këto kushte kanë çuar në zbulimin e vaksinës së koronës, e cila ka ngritur shumë shpresa për mundësinë e kontrollit të sëmundjes dhe kthimin e jetës normale. Por përkundër të gjitha shpresave, shpërndarja jo e duhur e vaksinës së koronës, veçanërisht ruajtja e saj nga vendet e mëdha dhe të pasura, e ka bërë të pamundur qasjen e drejtë të të gjitha vendeve tek vaksina dhe ata praktikisht janë të privuar nga vaksina Covid-19. Sipas statistikave të botuara, deri më tani më shumë se 3.4 milion njerëz kanë vdekur nga virusi Korona. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përcaktuar programin Covax për shpërndarjen e drejtë të vaksinave dhe u kërkoi vendeve të pasura të ndihmojnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shpërndajë vaksinat në vendet më të dobëta sipas programit të caktuar. Mirëpo ato vende jo vetëm që nuk e kanë përmbushur këtë kërkesë, por edhe kanë grumbulluar vaksinën për interesat dhe politikat e tyre. Sipas raporteve të botuara, rreth 900 milion doza të vaksinës janë injektuar në të gjithë botën, 81% e të cilave janë injektuar në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme. Kjo statistikë bëhet edhe më e rëndomtë kur çështja e aparteidit të vaksinave dhe terrorizmit të medikamenteve, po ushtrohet nga vendet e pasura dhe të fuqishme në botë. Në këtë drejtim, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, megjithëse kanë tepricë vaksinash, nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të eksportojnë vaksinën e koronës; Ata kanë grumbulluar shumë herë më shumë vaksina sesa duhet për të vaksinuar popullatën e tyre. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania, Australia, Kanadaja dhe Japonia , tashmë kanë grumbulluar më shumë se tre miliardë doza të vaksinës korona, shumë më tepër sesa nevojat e tyre për tërë popullsinë që ata kanë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chanying tha: Ndërsa amerikanët përbëjnë vetëm 0.04 përqind të popullsisë së botës, qeveria ka grumbulluar gati një të katërtën e të gjitha vaksinave të koronës. Duke bërë thirrje për një përshpejtim të menjëhershëm të shpërndarjes së vaksinave në të gjithë botën, Agnes Kalamar, kreu i Amnesty International, tha se shpërthimi i virusit Korona kishte ekspozuar paaftësinë e botës për të bashkëpunuar në mënyrë efektive dhe të drejtë, pasi vendet e pasura pothuajse kanë monopolizuar vaksinat në të gjithë botën. Ata kanë lënë të vetme vendet e varfra në përballjen e tyre me pasojat më të këqija të krizës shëndetësore dhe të drejtave të njeriut. Në BE, madje edhe në aksesin ndërmjet vendeve të ndryshme anëtare të Evropës ka dallime, kështu që shumë prej tyre ankohen për pabarazi në vaksinim. Kancelari austriak Sebastian Kurtz e ka quajtur të padrejtë shpërndarjen e vaksinës së koronës në Bashkimin Evropian. Disa anëtarë të Bashkimit Evropian kanë marrë doza më të larta se vendet e tjera. Ndërsa rritja e fushës së vaksinimit jo vetëm që mund të parandalojë vdekjen e shumë njerëzve, por është gjithashtu është një çështje shumë e rëndësishme në përmirësimin e ekonomisë globale dhe sistemit ndërkombëtar, tani kufizimi i vendosur nga vendet e mëdha në blerjen e vaksinave, grumbullimi i tij, hyrja e bandave të kontrabandës në shitjen dhe blerjen e vaksinës Covid-19, ka shtuar edhe më shumë problemet ekzistuese në këtë drejtim. Policia Ndërkombëtare Interpol paralajmëroi së fundmi se grupet e krimit të organizuar po përpiqeshin të vidhnin dërgesat e vaksinës Covid-19 ose të shisnin vaksina të falsifikuara në tregun e hapur. "Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë, ka paralajmëruar vendet e pasura duke thënë se:" Vonesat në shpërndarjen e vaksinës korona në vendet e varfra do të ketë pasoja të rrezikshme. Përkundër të gjitha kërkesave, vendet e pasura dhe të fuqishme në këtë fushë, në përputhje me interesat e tyre dhe në kundërshtim me të gjitha parimet humanitare, me grumbullimin e vaksinave, mos-bashkëpunimin me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Programin Botëror të Vaksinimit, si dhe me taktikat politike të tilla si sanksionet, janë duke promovuar "aparteidin e vaksinave" së bashku me "terrorizmin e ilaçeve".