Demonstrata anti-sioniste në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108502-demonstrata_anti_sioniste_në_amerikë
Me dhjetëra mijëra amerikanë demonstruan para konsullatës izraelite në New York për të protestuar ndaj mizorive të regjimit sionist kundër popullit palestinez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2021 04:58 Europe/Tirane
  • Demonstrata anti-sioniste në Amerikë

Me dhjetëra mijëra amerikanë demonstruan para konsullatës izraelite në New York për të protestuar ndaj mizorive të regjimit sionist kundër popullit palestinez.

Pas thirrjes në rrjetet virtuale për të mbajtur një tubim në mbështetje të popullit të shtypur të Palestinës, qindra amerikanë me portrete në duar të Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik, Imam Khomeinit (ra) themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit, protestuan përpara konsullatës së regjimit sionist në New York dhe lëshuan parulla në shenjë proteste ndaj krimeve të regjimit në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.  Sipas raportit, rritja e numrit të demonstruesve bëri të mundur heqjen e masave të sigurisë së policisë së Nju Jorkut dhe mbushjen e rrugës plot me njerëz.  Demonstruesit gjithashtu theksuan fundin e regjimit Sionist si një regjim aparteid dhe racist.  Në lajme të tjera, mijëra njerëz marshuan në Detroit, Michigan, duke protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza dhe duke shprehur mbështetjen e tyre për popullin Palestinez. Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, 218 Palestinezë janë martirizuar dhe 515 të tjerë janë plagosur gjatë javës së kaluar që nga fillimi i sulmeve të regjimit Sionist.