Erdogan: Bota duhet të njohë natyrën terroriste të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108634-erdogan_bota_duhet_të_njohë_natyrën_terroriste_të_izraelit
Presidenti i Turqisë theksoi nevojën që bota të jetë e vetëdijshme për natyrën e regjimit sionist si një shtet "terrorist".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 22, 2021 03:22 Europe/Tirane
  • Erdogan: Bota duhet të njohë natyrën terroriste të Izraelit

Presidenti i Turqisë theksoi nevojën që bota të jetë e vetëdijshme për natyrën e regjimit sionist si një shtet "terrorist".

Sipas Agjencisë së Lajmeve Anatoliane, Rexhep Tajip Erdogan të Premten tha: Turqia, në bashkëpunim me vendet e tjera islamike, në forume të ndryshme nuk do të ndalet në ndriçimin dhe ekspozimin e krimeve izraelite.  Më herët, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në përgjigje të një krahasimi që i është bërë atij me kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu nga njëri prej liderëve të partive politike të opozitës, tha se Netanyahu nuk kishte qenë kurrë mik i Turqisë.  Ofensiva 11-ditore e Izraelit kundër Rripit të Gazës, përfundoi me një armëpushim që  u vendos mëngjesin e së Premtes më 21 maj, për shkak të paaftësisë së ushtrisë izraelite për t'u përballur me sulmet me raketa nga grupet e rezistencës palestineze. Kjo ofensivë përfundoi me më shumë se 250 palestinezë të martirizuar, duke përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë.