OKB kërkon kryerjen e hetimeve mbi krimet sioniste kundër palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108660-okb_kërkon_kryerjen_e_hetimeve_mbi_krimet_sioniste_kundër_palestinezëve
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një hetim të krimeve të luftës dhe sulmeve brutale nga regjimi pushtues sionist kundër palestinezëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 22, 2021 15:36 Europe/Tirane
  • OKB kërkon kryerjen e hetimeve mbi krimet sioniste kundër palestinezëve

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një hetim të krimeve të luftës dhe sulmeve brutale nga regjimi pushtues sionist kundër palestinezëve.

Ekspertët e KB për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për një hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare mbi sulmet brutale të regjimit sionist ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, duke i quajtur ato një krim të qartë lufte. Ekspertët e KB të të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për një hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për shkelje të tjera serioze të të drejtave të njeriut nga regjimi pushtues sionist kundër Palestinës, veçanërisht në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.  Sulmet ajrore izraelite kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës filluan më 10 maj dhe përfunduan në 21 maj pas një thirrje për armëpushim nga kabineti izraelit të ndërmjetësuar nga disa aktorë të huaj, për shkak të pamundësisë së ushtrisë së regjimit pushtues për t'u përballur me forcat e rezistencës palestineze. Si rezultat i këtyre sulmeve, 248 palestinezë u martirizuan, duke përfshirë 69 fëmijë, 39 gra dhe 17 të moshuar dhe 1910 të tjerë u plagosën.