Imuniteti i krijuar nga vaksina kundër Covi-19, është afatgjat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109008-imuniteti_i_krijuar_nga_vaksina_kundër_covi_19_është_afatgjat
Rezultatet e dy studimeve të reja tregojnë se vaksinat kundër virusit Covid-19, krijojnë imunitet të paktën për një vit dhe në rastet e personave të cilët më parë janë infektuar me këtë virus, imuniteti do të jetë për gjithë jetën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 30, 2021 13:57 Europe/Tirane
  • Imuniteti i krijuar nga vaksina kundër Covi-19, është afatgjat

Rezultatet e dy studimeve të reja tregojnë se vaksinat kundër virusit Covid-19, krijojnë imunitet të paktën për një vit dhe në rastet e personave të cilët më parë janë infektuar me këtë virus, imuniteti do të jetë për gjithë jetën.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se në këto studime, janë analizuar personat të cilët kanë qenë të ekspozuar para virusit Korona. Në bazë të rezultatit të një studimi, qelizat të cilat e kujtojnë virusit Korona, mbesin në palcën e kockave dhe në çdo kohë që të paraqitet nevoja, janë në gjendje të krijojnë antitrupa.

Një studime tjetër tregon se këto qeliza të memories B, të paktën edhe për 12 muaj të tjerë që nga infektimi i parë me virusit Korona, do të vazhdojnë procesin e zhvillimit dhe vazhdimisht forcohen.

Këto studime të reja kanë treguar se shumica e personave të cilët janë shëruar nga sëmundja Covid-19 dhe kanë marrë vaksinën kundër virusit Korona, nuk kanë nevojë për marrjen e dozës plotësuese të vaksinës kundër virusit Korona.