Brukseli përfshihet nga protestat kundër masave kufizuese të Koronas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109010-brukseli_përfshihet_nga_protestat_kundër_masave_kufizuese_të_koronas
Me qindra persona pa maska janë tubuar në Bruksel dhe kanë protestuar kundër kufizimeve të vendosur për pandeminë e virusit Korona nga ana e qeverisë për të ndaluar përhapjen më të madhe të kësaj pandemie.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 30, 2021 14:16 Europe/Tirane
  • Brukseli përfshihet nga protestat kundër masave kufizuese të Koronas

Me qindra persona pa maska janë tubuar në Bruksel dhe kanë protestuar kundër kufizimeve të vendosur për pandeminë e virusit Korona nga ana e qeverisë për të ndaluar përhapjen më të madhe të kësaj pandemie.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se protestuesit janë mbledhur përpara selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel dhe kanë protestuar kundër masave kufizuese për shkak të pandemisë së virusit Korona duke thirrur me sloganin "Liri!".

Forcat e Forcat e policisë gjithashtu kanë përdorur tela me gjemba për të penguar hyrjen e protestuesve në vendin ku ndodhen godinat e selisë së BE-së në Bruksel.

Belgjika me përshpejtimin e procesit të vaksinimit dhe me rënien graduale të numrit të personave të infektuar, që nga muaji i kaluar ka filluar të reduktojë masat kufizuese të pandemisë së virusit Korona, por përdorimi i maskës akoma vazhdon  të jetë i detyruar si dhe vazhdojnë të zbatohen kufizimet ndaj tubimeve publike.