OBSH thekson konsensusin global për vaksinën e koronës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109096-obsh_thekson_konsensusin_global_për_vaksinën_e_koronës
Për t'i dhënë fund pandemisë Korona, një marrëveshje e gjerë globale është e nevojshme për të siguruar qasje të drejtë në vaksinë, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 01, 2021 05:38 Europe/Tirane
  • OBSH thekson konsensusin global për vaksinën e koronës

Për t'i dhënë fund pandemisë Korona, një marrëveshje e gjerë globale është e nevojshme për të siguruar qasje të drejtë në vaksinë, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH.

Sipas IRNA, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tadros Adhanum, të hënën në ceremoninë përmbyllëse të takimit vjetor të organizatës njoftoi se 3.5 milion njerëz në botë kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes së koronës. Ai shtoi se rruga e përshtatshme për tu përballur me paneminë është "Përmes masave shëndetësore "proporcionale dhe të pajtueshme" në kombinim me vaksinimin e drejtë. Adhanum u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të vaksinojnë të paktën 10 përqind të popullsisë së botës deri në fund të Shtatorit dhe të paktën 30 përqind deri në fund të vitit. "Nëse vendet ndajnë të dhëna, formula, teknologji dhe burime me planin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Covax, ne mund të shpëtojmë më shumë jetë."  Tehrous Adhanum theksoi më tej bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare të shumicës së vendeve anëtare të Organizatës Botërore e Shëndetësisë, për të dhënë mbështetje teknike dhe udhëzime. Sipas qendrave zyrtare, numri i njerëzve të infektuar me virusin currona në të gjithë botën ka arritur në 171 milion e 6 mijë dhe 3 milion e 556 mijë e 19 njerëz kanë rënë viktima të virusit.