Vatikani kriminalizon dhunën seksuale me 80 nene të reja
(last modified Tue, 01 Jun 2021 18:51:11 GMT )
Qershor 01, 2021 20:51 Europe/Tirane
  • Vatikani kriminalizon dhunën seksuale me 80 nene të reja

Kisha Katolike do të ketë në fuqi rregulla më të ashpra ndaj klerikëve të akuzuar për abuzim me minorenët, të rriturit, për mashtrim ose për nëpërkëmbjen e grave.

Papa Françesku propozoi të martën ndryshime në Ligjin Kanonik të Kishës, më të thellat në katër dekada që nga koha e Papa Gjon Palit II. Në ligj është shtuar një seksion i ri me 80 nene që trajtojnë krimet dhe ndëshkimin e personave të cilët mbajnë një post kishtar. Ndryshimet kriminalizojnë sjelljen e priftërinjve që abuzojnë me autoritetin, që detyrojnë të mitur e të rritur të përfshihen në skena të turpshme apo në marrëdhënie që kanë si objektiv final, shfrytëzimin e tyre seksual. Eprorët katolikë po ashtu do të ndëshkohen nëse i shpërfillin ose i fshehin rastet e denoncuara. Me prezantimin e rishikimeve të reja ligjore, Papa Françesku tha se qëllimi i tyre është të kthejnë drejtësinë, të reformojnë abuzuesin dhe të riparojnë skandalet që rëndojnë mbi Kishën. Ndër vite, familjet e personave të viktimizuar nga klerikët janë ankuar se ligji kanonik e ndërlikonte procesin e ankimimit brenda Kishës.

 

Tags