OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka miratuar për përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac.
OBSH garanton që vaksina plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit. Lajmi është bërë ditur nga ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale. "LAJM I MIRË. OBSH aprovon përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit", shkruan Manastirliu. Kjo vaksinë është duke u përdorur masivisht edhe në Shqipëri që prej muajit mars, me të cilën po kryhet edhe procesi i vaksinimit masiv të popullsisë. Vaksina kineze e Sinovac kundër COVID-19 , është e dyta vaksine kineze që merr miratimin për përdorim emergjent nga OBSH.