Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 28 kompanive kineze
Presidenti i SHBA Joe Biden të enjten në një lëvizje që tregon vazhdimin e politikës së presionit të Uashingtonit mbi Pekinin, ndaloi investimet e 28 kompanive kineze të lidhura me industrinë ushtarake të vendit.
Sipas IRNA, para Biden, ish Presidenti i SHBA Donald Trump kishte sanksionuar 31 kompani kineze të lidhura me sektorin ushtarak të vendit. Shtetet e Bashkuara gjithsej kanë renditur në listën e zezë 51 kompani kineze. Këto kompani kryesisht punojnë në fushat e teknologjisë së mbikëqyrjes, telekomunikacionit, telefonave celularë dhe madje edhe të hekurudhave. Pekini të enjten kritikoi Uashingtonin për vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive kineze dhe tha se ai do të mbrojë të drejtat e kompanive kineze. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha: Sanksionet amerikane kundër kompanive kineze shkelin rregullat normale të tregut dhe dëmtojnë interesat e investitorëve globalë, përfshirë investitorët amerikanë.