Policia e Amerikës vret një tjetër zezakë në Minneapolis
Si pasojë e vrasjes së një zezaku tjetër në qytetin Minneapolisë nga forcat e policisë së Amerikës, janë organizuar protesta të gjera në këtë qytet amerikan të cilat janë shndërruar në përleshje të dhunshme.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në vazhdën e veprimeve të dhunshme të policisë së Amerikës kundër minoriteteve dhe sidomos kundër zezakëve, oficerët e lartë të policisë së qytetit Minneaspolis në shtetin Minesota e kanë vrarë një zezak tjetër duke e qëlluar me plumba.
Kanali televiziv Al Jazira në lidhje me këto zhvillime, ka raportuar se në po atë ditë kur autoritetet e sigurisë së Amerikës me veprimet e dhunshme të policisë kanë pastruar sheshin “Georg Floyd” nga prania e protestuesve, oficerët e policisë gjatë një operacioni për arrestimin e një personi të dyshuar, kanë vrarë një zezak tjetër me emrin WInston Bugi Smith, 32 vjeçar dhe baba i 3 fëmijëve duke e qëlluar atë me plumba.
Gjatë protestave kundër veprimeve të dhunshme të policisë në qytetin Minneapolis, përsëri kanë shpërthyer përleshje të dhunshme dhe protestuesit kanë djegur supermarketa dhe makina dhe janë përleshur me forcat e sigurisë.
Ndërkohë forcat e policisë me anë të një deklarate, kanë pretenduar se Smith ishte nën përndjekje për armëmbajtje pa leje dhe para se të qëllohet me plumba, ka hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë.