Manovra të gjera ushtarake të Rusisë në Paqësor
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të enjten se ka filluar një stërvitje në shkallë të gjerë në Paqësor.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se 20 anije luftarake dhe nëndetëse dhe 20 avionë luftarakë janë të pranishëm në këtë stërvitje, duke vënë në dukje se në këtë stërvitjeje forcat do të përqendrohen në kërkimin e nëndetëseve dhe pajisjeve detare të armikut të improvizuar dhe ndjekjen e tyre. Stërvitja ruse filloi vetëm një javë pas manovrës së SHBA në Paqësor. Manovrat e Rusisë në Paqësor kanë filluar pasi prania ushtarake e anëtarëve të NATO-s pranë kufirit rus është rritur ndjeshëm. Në vitet e fundit, NATO ka shtuar në masë të madhe forcat e saj ushtarake pranë Rusisë dhe zonave të saj kufitare, me pretekstin e kërcënimeve të Moskës kundër Perëndimit. Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Moskës janë tensionuar që nga viti 2014 për katër arsye kryesore që janë zgjerimi i ndikimit ushtarak të NATO-s, veçanërisht Shteteve të Bashkuara pranë Rusisë dhe në Evropën Lindore, kriza e Ukrainës, Deti Baltik dhe situata në Siri.