Trump i drejtohet Biden: Mos fli gjatë takimit me Putin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109686-trump_i_drejtohet_biden_mos_fli_gjatë_takimit_me_putin
Në prag të takimit të presidentit të SHBA Joe Biden me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, Donald Trump i uroi Biden sukses dhe i kërkoi të mos flinte.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 11, 2021 15:23 Europe/Tirane
  • Trump i drejtohet Biden: Mos fli gjatë takimit me Putin

Në prag të takimit të presidentit të SHBA Joe Biden me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, Donald Trump i uroi Biden sukses dhe i kërkoi të mos flinte.

"I uroj Biden sukses në takimin e tij me presidentin Putin, shpresoj që ai të mos flejë në takim" shkroi ish-Presidenti Donald Trump.  Në fushatën presidenciale të vitit të kaluar, Trump e quajti Biden një "njeri të përgjumur" dhe në mënyrë të përsëritur pretendoi se ai (Biden) kishte një sëmundje mendore. Biden të Mërkurën e ardhshme në Gjenevë do të takohet me Putinin. Deri tani është e paqartë nëse Biden dhe Putin do të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi apo jo në Gjenevë.  Trump në deklaratën e tij të re vuri në dukje se: "Si president, unë kam pasur një takim të mirë dhe shumë konstruktiv me presidentin rus Putin në Helsinki të Finlandës. "Pavarësisht nga mbulimi i vonë i lajmeve të rreme rreth takimit, Shtetet e Bashkuara kanë përfituar shumë gjëra, duke përfshirë respektin e presidentin rus Putin për Amerikën."