Justifikimi i Amerikës për të mos ndihmuar vendet e varfra
Me shpërthimin e sëmundjes Covid-19, kriza ekonomike dhe varfëria në shumë pjesë të botës janë rritur dhe vendet kanë gjithnjë e më shumë nevojë për ndihmë nga vendet e pasura. Mirëpo zyrtarët amerikanë nën pretekste të ndryshme po përpiqen të bllokojnë ndihmat për këto vende.
Sekretarja e Thesarit e SHBA Janet Yelle pretendon se vendet e varfra po përdorin ndihmën ndërkombëtare për të paguar borxhet e tyre ndaj Kinës. Me shpërthimin e koronavirusit dhe karantinës afatgjatë në vende të ndryshme, si dhe akordimin e një pjese të madhe të buxhetit të secilit vend për sektorin shëndetësor, praktikisht problemet ekonomike janë rritur në shumë vende, veçanërisht vendet e varfra, në mënyrë që për të kaluar këtë fazë shumë prej këtyre vendeve tani kanë nevojë për ndihmën dhe huatë e institucioneve ndërkombëtare dhe vendeve të pasura. Sipas raporteve ndërkombëtare, më shumë se 73 vende duhet të paguajnë borxhet e tyre prej rreth 33 miliardë e 700 milion dollarë deri në fund të vitit 2021. Organizatat ndërkombëtare si Amnesty International më parë u kanë bërë thirrje vendeve të pasura për të shtyrë shlyerjen e borxheve të vendeve të varfra për të paktën dy vitet e ardhshme. Përkundër të gjitha këshillave dhe kërkesave ndërkombëtare, ndihma për vendet e varfra nga vendet e pasura është e ngadaltë dhe në këtë drejtim, Shtetet e Bashkuara si një vend që mund të ndihmojnë shumë vende të varfra në botë, veçanërisht vendet afrikane, me pretekste të ndryshme kanë ndaluar ose ngadalësuan ofrimin e ndihmës së tyre. Zyrtarët amerikanë madje e kanë përdorur Kinën si një justifikim për t'u përpjekur në atë që të heqin dorë nga përgjegjësia e tyre globale duke u justifikuar me çështjen se vende të ndryshme shpenzojnë ndihmat e tyre për të paguar borxhet e tyre ndaj Kinës. Ndërkohë, një grup i disa prej vendeve më të fuqishme në botë njoftoi kohët e fundit se ata kishin negociuar me Kinën dhe patën sukses në bindjen e Kinës dhe kreditorëve privatë që të marrin pjesë në negociata për të zgjatur ripagimin e borxhit të vendeve të varfra Afrikane në të ardhmen. Në këtë drejtim, Ministri Kinez i Financave Liu Kang kohët e fundit tha: Ai dëshiron të rrisë fondet për vendet në zhvillim për të siguruar mbështetje më të madhe për ata që janë më të prekur nga epidemia dhe nën presion të fortë, si dhe për t'i dhënë përparësi prodhimit të vaksinës Covid-19 për vendet e varfra. "Një e treta e ekonomive në zhvillim janë në rrezik të një krize buxhetore," tha Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres. Ne jemi në prag të një krize borxhi. Në këtë drejtim, gjetja e zgjidhjeve të reja për uljen e vazhdueshme të borxheve është të nevojshme dhe në favor të vendeve të ndjeshme dhe të dobëta.