Biden mundohet t'i sigurojë aleatët për përkushtimin amerikan ndaj NATO-s
Presidenti amerikan Joe Biden theksoi të hënën përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj aleancës së NATO-s, në hapje të takimit në të cilin organizata do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik.
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Bruksel për të diskutuar sfidat e aleancës që presidenti amerikan tha se para NATO-s ndodhen shumë sfida të rëndësishme.
Presidenti amerikan gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi: “Kemi Rusinë që nuk vepron në përputhje me atë që shpresojmë ne dhe në anën tjetër kemi Kinën”.
Presidenti amerikan Biden tha se NATO-ja është thelbësore për interesat amerikane. “Neni i 5-të është një detyrim i shenjtë dhe Evropa duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu”, tha ai, duke ju referuar klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në këtë takim deklaroi: "Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Kjo është për shkak të veprimeve agresive të Rusisë.
Sekretari Stoltenberg tha po ashtu se NATO-ja duhet të ketë një qasje më të fortë ndaj Pekinit.