Akuzë për vrasje kundër kanadezit që vrau një familje myslimane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109836-akuzë_për_vrasje_kundër_kanadezit_që_vrau_një_familje_myslimane
Një 20-vjeçar Kanadez që vrau anëtarët e një familjeje myslimane më 6 qershor tani akuzohet për "vepra terroriste".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2021 03:39 Europe/Tirane
  • Akuzë për vrasje kundër kanadezit që vrau një familje myslimane

Një 20-vjeçar Kanadez që vrau anëtarët e një familjeje myslimane më 6 qershor tani akuzohet për "vepra terroriste".

Prokurorët kanadezë kanë njoftuar shtimin e akuzës për akte terroriste për 20-vjeçarin Nathaniel Weltman, i cili u arrestua për vrasjen me paramendim të katër anëtarëve të një familjeje myslimane, njoftoi Reuters. Disa prokurorë provincial dhe federal kanë rënë dakord të fillojnë një çështje për akt terrorizmi kundër të pandehurit, duke akuzuar Voltman për kryerjen e një akti terrorist për vrasjen e Salman Afzal, gruas, vajzës dhe nënës së tij. Gjatë sulmit të së Dielës së kaluar në qytetin Londër të Ontarios në Kanada, Nathaniel Weltman drejtoi një kamion mbi një familje myslimane me pesë veta, duke vrarë katër prej tyre dhe duke lënë djalin e vetëm 9-vjeçar të familjes në spital me dëmtime serioze. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se akti i shoferit të kamionit për të sulmuar një familje myslimane ishte një veprim terrorist. Ky është sulmi më i keq terrorist kundër myslimanëve në Kanada në vitet e fundit. Më herët në vitin 2017, një burrë i armatosur me armë zjarri vrau gjashtë anëtarë të një familjeje myslimane në një xhami në qytetin Quebec.