Macron: Franca nuk ka ndërmend të sulmojë Islamin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109838-macron_franca_nuk_ka_ndërmend_të_sulmojë_islamin
Presidenti francez pas takimit të NATO-s në lidhje me pozicionin e vendit të tij kundër Islamit pretendoi: Franca nuk ka ndërmend të sulmojë Islamin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2021 03:40 Europe/Tirane
  • Macron: Franca nuk ka ndërmend të sulmojë Islamin

Presidenti francez pas takimit të NATO-s në lidhje me pozicionin e vendit të tij kundër Islamit pretendoi: Franca nuk ka ndërmend të sulmojë Islamin.

Sipas Bloomberg, Emmanuel Macron të hënën në mbrëmje pasi u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në periferi të samitit të NATO-s në Bruksel pretendoi se Franca nuk po sulmon Islamin dhe se republika mbron të gjitha besimet.  Deklarata e Macron erdhën ndërsa Franca qëndroi e heshtur ndaj agresionit të fundit izraelit ndaj myslimanëve palestinezë dhe refuzoi të protestonte. Anëtarët e parlamentit francez tashmë kanë miratuar disa ligje anti-islamike dhe anti-myslimane. Sipas ligjit me 70 pika, qeveria franceze ka fuqinë të mbyllë shkollat ​​fetare dhe vendet e adhurimit dhe të parandalojë leksionet që qeveria franceze mund t’i konsiderojë ekstremiste. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ligjet laike dhe antifetare në Francë kanë nxitur islamofobinë në Evropë.