Samiti BE-SHBA në Bruksel
Joe Biden u prit nga Von der Leyen dhe Michel në ndërtesën e Këshillit Evropian. Presidenti amerikan deklaroi se kanë një mundësi të shkëlqyer për të punuar me BE-në dhe NATO-n dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë.
Biden tha se, “Amerika është kthyer” dhe se SHBA-të nuk janë “larguar” asnjëherë plotësisht dhe se kanë marrëdhënie “të shkëlqyera” me BE-në dhe NATO-n. “Unë kam pikëpamje shumë të ndryshme nga paraardhësi im,” tha Biden, duke iu referuar ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Michel theksoi se është i lumtur për të pritur Bidenin në Bruksel. “Ju jeni përsëri në Bruksel dhe SHBA-të janë përsëri në skenën globale. Ky është një lajm i shkëlqyer për aleancën tonë dhe për botën. Ne jemi të kënaqur të punojmë me ju në sfidat globale”, tha Michel. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se 4 vitet e mëparshme kishin qenë të vështira në marrëdhëniet SHBA-BE. Duke theksuar se bota dhe Evropa kanë ndryshuar, ajo tha se po presin me padurim të punojnë me administratën e SHBA-së.