Një tjetër njeri zezak vritet nga policia amerikane
Një amerikan zezak, i cili ishte qëlluar në krahun e majtë dhe kishte thirrur policinë për ndihmë, u ndoq nga një makinë policie në vend që të merrte ndihmë.
Sipas raporteve dhe njoftimit të policisë, një makinë që i përket policisë së shtetit të Ohio në SHBA, shtypi njeriun që ishte plagosur nga të shtënat dhe kishte thirrur për të marrë ndihmë 911-ën (numri i urgjencës së policisë në SHBA). Ai u përplas nga e njëjta makinë që supozohej ta ndihmonte dhe humbi jetën. Eric Cole, 42 vjeç, u qëllua për vdekje të Dielën vonë në Springfield, Ohio dhe vdiq mëngjesin tjetër nga trauma, frakturat dhe gjakderdhja e brendshme. Duke justifikuar lëvizjen, Lee Graf, shefi i policisë së qytetit, tha se disa konfuzione rreth vendndodhjes së të shtënave mund të kenë luajtur një rol. Ai tha se ngjarja ishte një aksident. Nëna e zezakut dhe anëtarët e tjerë të familjes në një konferencë shtypi kritikuan ashpër policinë.