Trump synonte të karantinonte pacientët e koronas në Gjirin Guantanamo
(last modified Tue, 22 Jun 2021 06:18:02 GMT )
Qershor 22, 2021 08:18 Europe/Tirane
  • Trump synonte të karantinonte pacientët e koronas në Gjirin Guantanamo

Në një libër të botuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara, ish Presidenti i SHBA Donald Trump planifikoi të transferonte të gjithë pacientët dhe të infektuarit me virusin Korona në burgun ushtarak të Gjirit Guantanamo në mënyrë që të parandalonte shpërthimin e mëtejshëm të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të shpërthimit të virusit Korona në Shtetet e Bashkuara, ish Presidenti i SHBA Donald Trump ofroi një zgjidhje të çuditshme për turistët amerikanë që u ishin kthyer në vend dhe ishin infektuar me virusin Korona. Sipas Washington Post, Trump duke cituar Gjirin Guantanamo kishte bërë thirrje që të dëboheshin në ishull për t'u internuar atje.  Një libër i botuar së fundmi, mbi skenarin e tmerrshëm të Administratës Trump, nga gazetari i Ëashington Post Damian Palta, thotë: Pas disa takimeve në dhomën e urgjencës së Shtëpisë së Bardhë në shkurt 2020, Donald Trump tha se ai planifikoi të dërgojë amerikanët e infektuar me virusin Korona në burgun Guantanamo dhe t'i mbajë ata në burgjet ushtarake atje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes në Shtetet e Bashkuara. Ky libër thotë: Trump vazhdimisht u thoshte atyre përreth tij se: Kur kemi një ishull që zotërojmë, duhet ta përdorim atë në një situatë të tillë. Gjiri Guantanamo është një burg famëkeq ushtarak në Kubë, në pronësi të Shteteve të Bashkuara, i cili është i njohur për torturat e rënda ndaj të burgosurve.