Sulm me thikë në Gjermani/ 3 të vdekur, 6 të plagosur
Qershor 25, 2021 16:19 Europe/Tirane
Një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastësishëm në Gjermani, duke vrarë 3 prej tyre dhe plagosur 6 të tjerë.
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Wurzburg dhe motivet e këtij sulmi të rëndë janë ende të paqarta. Mediat gjermane bëjnë me dije se agresori tashmë është neutralizuar. Ndërkohë policia ka mbyllur pjesët e qendrës së qytetit dhe u kërkoi banorëve të qëndronin larg. Wurzburg ka një popullsi prej rreth 130,000 banorësh dhe ndodhet në jug-lindje të Frankfurtit.
Tags