Turqia nis ndërtimin e Kanalit të Stambollit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110414-turqia_nis_ndërtimin_e_kanalit_të_stambollit
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në ceremoninë e hedhjes së themelit të urës Sazlidere për Kanalin e Stambollit, deklaroi se sot u bë një hap i ri në zhvillimin e Turqisë dhe forcimin e kombit, dhe se u hodhën themelet e urës së parë të projektit të Kanalit të Stambollit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 26, 2021 15:44 Europe/Tirane
  • Turqia nis ndërtimin e Kanalit të Stambollit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në ceremoninë e hedhjes së themelit të urës Sazlidere për Kanalin e Stambollit, deklaroi se sot u bë një hap i ri në zhvillimin e Turqisë dhe forcimin e kombit, dhe se u hodhën themelet e urës së parë të projektit të Kanalit të Stambollit.

Duke deklaruar se Ngushtica e Bosforit ka një prej trafiqeve më të dendur të anijeve në botë, Erdogan tha se në vitet 1930, kalonin mesatarisht 3 mijë anije në vit, kurse sot ky numër ka arritur në 45 mijë. "Nëse anijet që transportojnë një shumëllojshmëri të gjerë të ngarkesave duke filluar nga nafta deri tek produktet organike bëjnë aksident, jeta natyrore në detet tona është gjithashtu nën një kërcënim të madh", tha Presidenti turk duke shtuar se me projektin e Kanalit të Stambollit, ata synojnë sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve në Ngushticë dhe përreth. Duke u shprehur se turqit e shikojnë projektin e Kanalit të Stambollit si një projekt shpëtimi për të ardhmen e Stambollit, Erdogan tha se sondazhet tregojnë se trafiku i anijeve në Kanalin e Stambollit do të jetë 13 herë më i sigurt se në Bosfor."Ky është një kanal me gjatësi rreth 45 km dhe këtu mund të kalojnë anije cisterna deri 275 metra të gjata dhe anije transporti (kontejneri) deri në 351 metra të gjata” tha kreu i qeverisë turke duke shtuar se mbi të do të ndërtohen 6 ura.