Një mysliman u bë Ministri Britanik i Shëndetësisë
Më pak se dy orë pas dorëheqjes së Matt Hancock nga Ministria Britanike e Shëndetësisë, myslimani Sajid Javid u emërua si pasardhësi i tij për të udhëhequr menaxhimin e krizës Korona.
Javid ka shërbyer më parë si Ministër për Punët e Brendshme, Strehimin, Komunitetet Lokale dhe Tregtinë Ndërkombëtare. Sipas agjencisë IRNA, Matt Hancock, Ministri Britanik i Shëndetësisë, u detyrua të japë dorëheqjen të Shtunën në mbrëmje për shkak të një skandali moral dhe mosrespektimit të kufizimeve të koronës. Matt Hancock postoi në Twitter vendimin e dorëheqjes së tij tek Boris Johnson pasi u publikuan marrëdhënien e tij imorale me sekretaren e vet dhe një foto që tregonte se ai shkelte ligjet e distancës sociale kundër virusit Korona. Në mesazh, Hancock i kërkoi falje popullit britanik për shkeljen e kufizimeve koronare që ai u kishte vendosur atyre. Zyra e kryeministrit britanik gjithashtu njoftoi se Boris Johnson kishte pranuar kërkesën për falje të Matt Hancock. Ndërkohë, media britanike njoftoi të shtunën në mbrëmje se ish sekretari i brendshëm britanik Sajid Javid do të marrë detyrën e ministrit të shëndetësisë. Javid tani ka marrë drejtimin e Ministrisë Britanike të Shëndetësisë ndërsa kurba e sëmundjes së koronës në vend është rritur për shkak se speciet Delta të koronavirusit, që së pari janë identifikuar në Indi, tashmë janë përhapur edhe në Britani.