NATO nis stërvitje shumëkombëshe në Detin e Zi
(last modified Tue, 29 Jun 2021 06:13:33 GMT )
Qershor 29, 2021 08:13 Europe/Tirane
  • NATO nis stërvitje shumëkombëshe në Detin e Zi

Pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) të hënën nisi një stërvitje shumëkombëshe të quajtur "Flladi i Detit 2021" në Detin e Zi.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, në stërvitjen, e cila do të zgjasë dy javë, marrin pjesë nga rreth 5,000 personel ushtarak nga vendet anëtare të NATO-s dhe aleatët e kësaj organizate. Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë në krye të stërvitjes.  Ukraina ka deklaruar se qëllimi kryesor i stërvitjes është të fitojë përvojë në veprime të përbashkëta gjatë paqes dhe operacioneve të sigurisë shumëkombëshe.  Ministria e jashtme e Rusisë, megjithatë, tha se stërvitja kishte për qëllim krijimin e paqëndrueshmërisë përgjatë kufijve të Rusisë. Ambasada ruse në Uashington javën e kaluar bëri thirrje që stërvitja të anulohej.  Deti i Zi është arena kryesore e konfrontimit midis Rusisë dhe Perëndimit. Në vitet e fundit, NATO ka pasur një prani të madhe pranë kufijve të Rusisë dhe zonave të saj, nën pretekstin e kërcënimeve anti-perëndimore të Moskës. Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Moskës janë tensionuar që nga viti 2014 në katër boshte kryesore atë të zgjerimit të ndikimit ushtarak të NATO-s, veçanërisht Shtetet e Bashkuara pranë kufijve të Rusisë dhe në Evropën Lindore, kriza e Ukrainës, Deti Baltik dhe situata në Siri.

Tags